Arredim

Nuk ka më blerje mobiliesh, tani mund t’i merrni me qira

Ikea, shitësi më i madh i mobilieve në botë, po provon një model të ri biznesi: marrjen e mobilieve me qira.

Në një intervistë me Financial Times, administrator i deleguar i “Inter Ikea”, Torbjorn Loof tha se kompania së shpejti do të fillojë të eksperimentojë dhënien e mobilieve me qira.

Programi së pari do të vendoset në Suedi gjatë muajit shkurt, ku fillimisht mobiliet që do të jepen me qira do të jenë tavolina dhe karrige.

Kompania nuk ka ndarë ende opsionet e çmimeve. "Ne do të punojmë së bashku me partnerët, në mënyrë që ta bëjmë sa më të lehtë rrugën e qiramarrjes", tha Loof.

Marrja me qira do të jetë një nismë e madhe për Ikean. Imagjinoni që të merrni me qira çfarëdo që dëshironi, t'i mbani në apartamentin tuaj për një kohë të caktuar dhe më pas t'i ndërroni. Ndërkohë që tregu global i mobilieve është i madh, duke fituar rreth 472 miliardë dollarë çdo vit, Ikea ka qenë një shkallë për konsumatorët, veçanërisht për shkak se prodhimet e saj zakonisht janë të përballueshme.

Por Ikea ka kërkuar të ndryshojë modelin e saj të biznesit gjatë viteve të fundit në mënyrë që të përshtatet me kohën. Kompanian është gjithashtu duke kërkuar të zhvendosë dyqanet e saj në vende më të centralizuara brenda qyteteve, në vend të destinacioneve periferike të qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë