Ka ndodhur

Nuk i funksionuan frenat, i riu hidhet nga kamioni dhe humb jetën

Gazeta Si - Një 35-vjeçar me iniciale S.L., ka humbur jetën pas humbjes së kontrollit të drejtimit të automjetit.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen të ndodhur në Has, është bërë mosfunksionimi i sistemit të frenave.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë të hënë, rreth orës 10:00 në vendin e quajtur Qafë Barak, Has.

S.L., 35-vjeç, teksa ka qenë duke drejtuar kamionin, dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur drejtimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë