Muzike

‘S’di si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por tensioni po rritet…”. Drake surprizon me shqiponjën dykrenare në videoklipin e fundit (video)

Reperi me famë botërore, Drake ka surprizuar shqiptarët të mërkurën në mbrëmje, një ditë pas Festës së Pavarësisë.

Drake ka publikuar këngën “Polar Opposites” me detaje të theksuara shqiptare duke nisur me mbajtjen veshur gjatë gjithë klipit të një  xhakete kuq flakë stampuar shqiponja dykrenare.

Në videoklip duken edhe modelë të tjerë, të veshur po kuq e zi.

Në një moment, reperi përmend edhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën duke iu drejtuar pikërisht atyre: “Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tend/Ose veprimet e tua janë çorientuese/ Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, Por, di vetëm se tensioni po rritet…”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë