Shendet

Nuk duhet të konsumoni kafe nëse jeni me migrenë

Nëse vuani nga migrena atëherë nuk duhet të konsumoni kafe. Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i një sasie të konsiderueshme kafeje, prej tre filxhanësh në ditë, rrit ndjeshëm mundësitë për të përjetuar më shpesh dhimbjet nga migrena.
Në studim morën pjesë 98 njerëz që vuanin vazhdimisht nga dhimbjet e kokës. Ata u vëzhguan nga hulumtuesit për rreth 3 muaj dhe vunë re se kafeja nxiste dhimbjet e kokës.
Elizabeth Mostofsky, autorja e studimit dhe pedagoge në universitetin e Harvardit, shpjegoi se studimi tregon që kafeina ndikon negativisht tek personat që vuajnë nga migrena.
Studime të mëparshme kanë treguar se një në shtatë njerëz vuajnë nga episodet e migrenës, që përfshijnë marramendje, dhimbje koke të forta, të vjella e të tjera, duke zgjatur deri në tre ditë. Ky problem mund të prek më së shumti njerëzit që kanë një sëmundje tjetër më përpara si diabeti, asma dhe epilepsia. Migrena është më tepër sesa një dhimbje koke e tmerrshme. Saktësisht ajo cilësohet si një sëmundje neourologjike Episodet e tilla mund të zgjasin me orë të tëra, ndonjëherë edhe me ditë të tëra.

Rreth 25 për qind e të prekurve përjetojnë “Aura”, e cila në mënyrë të pavetëdijshme shkakton ndjesi të menjëhershme të temperaturës së lartë dhe mpirje në duar dhe në fytyrë. Gjithashtu, migrena me “aure” në gratë nën moshën 50 vjeçare rrit rrezikun e goditjeve cerebrale, veçanërisht për ata që pinë duhan dhe përdorin kontraceptive oralë.
Të dhënat e botuar në revistën mjekësore “American Journal of Medicine”, treguan gjithashtu se ndikimi i kafeinës është disi komplekse sepse varet nga doza e kafes që një person i prekur mund të marrë gjatë ditës.
Tashmë dihet që migrena është një gjendje kur truri nuk funksionon normalisht dhe kjo gjë, ndikon në sinjalet nervore dhe enët e gjakut në tru. Shkaktarë të tjerë të kësaj gjendje janë edhe stresi, ankthi, depresioni dhe cilësia e keqe e gjumit, ose ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual. Medikamentet qetësuese mendohet të jenë efektive për një periudhë të shkurtër, por fjetja dhe një dhomë e errët dhe e qetë rekomandohet më shumë./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë