Ngjarje

Nuk bindi policinë, një 11 vjeçare qëndroi 8 ditë në aeroport

Një vajzë 11-vjeçare me origjinë nga Kameruni u ndalua për 8 ditë në aeroportin e Parisit për të verifikuar vlefshmërinë e pasaportës së saj e cila nuk e bindi policinë Franceze, shkruan gazeta “Liberation”

Vajza e vogël kishte mbërritur me një fluturim nga Madridi më 5 shkurt, së bashku me dy të mitur të tjerë, që posedonin pasaporta nga Guinea.

Dy prej tyre duhej të prisnin vetëm një ditë para se nënat e tyre të vinin për t'i marrë, por për Jordanën situata u ndërlikua, pasi nëna, e cila jeton larg Parisit, u paraqit më vonë dhe me një certifikatë lindje që  policinë e vuri në dyshime.

Policia thirri gjykatësin për të mitur i cili vendosi ta sistemojë Jordanën në një dhomë hoteli pranë aeroportit në pritje të verifikimit të identitetit të saj.

Ajo qëndroi 8 ditë deri sa të verifikohej se kombësia e saj ishte nga Kameruni dhe jo Guinea.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, 11 vjeçares iu desh të priste në zonën e tranzitit në aeroport nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 9;00 të mbrëmjes, pastaj dërgohej në dhomën e saj të hotelit, ku ajo flinte e vetme.

Pas 8 ditësh, më 12 shkurt, vajza më në fund iu besua nënës së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë