Një vajzë 11-vjeçare me origjinë nga Kameruni u ndalua për 8 ditë në aeroportin e Parisit për të verifikuar vlefshmërinë e pasaportës së saj e cila nuk e bindi policinë Franceze, shkruan gazeta “Liberation”
Vajza e vogël kishte mbërritur me një fluturim nga Madridi më 5 shkurt, së bashku me dy të mitur të tjerë, që posedonin pasaporta nga Guinea.
Dy prej tyre duhej të prisnin vetëm një ditë para se nënat e tyre të vinin për t’i marrë, por për Jordanën situata u ndërlikua, pasi nëna, e cila jeton larg Parisit, u paraqit më vonë dhe me një certifikatë lindje që policinë e vuri në dyshime.
Policia thirri gjykatësin për të mitur i cili vendosi ta sistemojë Jordanën në një dhomë hoteli pranë aeroportit në pritje të verifikimit të identitetit të saj.
Ajo qëndroi 8 ditë deri sa të verifikohej se kombësia e saj ishte nga Kameruni dhe jo Guinea.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, 11 vjeçares iu desh të priste në zonën e tranzitit në aeroport nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 9;00 të mbrëmjes, pastaj dërgohej në dhomën e saj të hotelit, ku ajo flinte e vetme.
Pas 8 ditësh, më 12 shkurt, vajza më në fund iu besua nënës së saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.