Lojëra me Dore

Novak Gjokoviç triumfon në Roland Garros, bëhet tenisti më fitues në histori

Gazeta Si – Tenisti serb mundi 7-6), 6-3 dhe 7-5 norvegjezin Kasper Rud në finale, duke triumfuar për herë të tretë në tokën franceze. ‘Nole’ kthehet numri 1 në botë dhe shkon në 23 Slam-e të fituar, duke u shkëputur nga Rafael Nadal. Është ai lojtari më fitues në histori në tenisin e meshkujve.

Gjokoviç ka bërë të vetin trofeun e Roland Garros për hërë të tretë, i dyti në tre edicionet e fundit. Finalja ishte gjithmonë nën kontrollin e Gjokoviçit, që u imponua në setin e parë me një tie-break dhe pastaj gjithçka vazhdoi me ‘pilot automatik’.

Me këtë sukses në tokën e kuqe të Parisit, Novak Gjokoviç bëhet lojtari me më shumë turne Slam në tenis, në kuotën 23. Ai ka shkruar një tjetër faqe të historisë së tenisit në finalen e sotme.

Fitorja e Gjokoviçit nuk e fshin paraqitjen e mirë të Rud, me skandinavin që rezistoi për 90 minuta në setin e parë të një ndeshjeje që zgjati 3 orë e 13 minuta. Madje ishte norvegjezi që e nisi më mirë, por pastaj Gjokoviç tregoi se jo më kot është numri 1 në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë