Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë i akordoi çmimin “Sveriges Riksbank në Shkencat e Ekonomisë, në përkujtim të Alfred Nobelit”, për vitin 2018 William D. Nordhaus “për integrimin e ndryshimit klimaterik në analizën makroekonomike afatgjatë” dhe Paul M. Romer “për integrimin e novacioneve teknologjike në analizën makroekonomike afatgjatë”.Nordhaus dhe Romer kanë hartuar metoda për adresimin e disa prej pyetjeve më bazike dhe të ngutshme të kohëve tona; sesi e krijojmë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe afatgjatë.
Në thelbin e saj, ekonomia merret me menaxhimin e burimeve skarse. Natyra dikton shtrëngesën kryesore në rritjen ekonomike dhe dija jonë përcakton sesa mirë përballemi me këto shtrëngesa. Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë zgjeruar në mënyrë domethënëse qëllimin e analizës ekonomike duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe dijen.
Kontributet e Romerit dhe Nordhausit janë hapa thelbësorë përpara në adresimin e çështjeve qendrore rreth së ardhmes së njerëzimit. Ende nuk kemi përgjigje përfundimtare, por metodat e laureatëve kanë qenë themelore për t’u bërë të mundur kërkuesve aktualë dhe atyre të ardhshëm kuptimin tonë të mënyrës më të mirë të progresit drejt ekonomisë globale të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.