Shendet

Nobeli i Mjekësisë për dy shkencëtarët që zbuluan terapinë ndaj kancerit


Asambleja e Nobelit në Institutitin  Karolinska sapo ka shpallur vendimin e saj për të vlerësuar me Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi James P. Allison  dhe Tasuku Honjo “për zbulimin e tyre të terapisë ndaj kancerit,  duke penguar sistemin negativ imunitar”.

Kanceri vret miliona njerëz çdo vit dhe është një nga sfidat më të mëdha që njerëzimi ka rreth shëndetit. Duke nxitur aftësinë e qenësishme të sistemin tonë imunitar për të sulmuar qelizat tumorale,  këtë vit laureatët e Nobelit kanë vendosur një parim krejt të ri për terapinë ndaj kancerit.

James P. Allison ka studiuar  një proteinë të njohur që funksionon  si fren për sistemin imunitar. Ai kuptoi potencialine çlirimit të frenit duke lëshuar kështu qelizat imunitare në sulm të tumoreve. Ai më pas e zhvilloi këtë koncept në një qasje krejt të re në  trajtimin e pacientëve.

Paralelisht me të,  Tasuku Honjo  zbuloi një proteinë në qelizat imunitare dhe, pas një eksplorimi të kujdesshëm të funksionit  të saj, zbuloi më pas se edhe ajo vepron si fren, por me një mekanizëm të ndryshëm veprimi. Terapitë e bazuara në zbulimin e tij kanë rezultuar tejet efektive në luftën kundër kancerit.

Allison dhe Honjo treguan sesi strategji të ndryshme për pengimin e frenave në sistemin imunitar mund të përdoren në trajtimin e kancerit. Zbulimet themelore të të dy laureatëve përbëjnë një gur kilometrik  në luftën kundër kancerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë