Ka ndodhur

Njoftimi, kush hyn në Hollandë duhet të jetë i vaksinuar, pranohen edhe vaksinat kineze

Tirana International Airport njoftoi të enjten se kanë ndryshuar rregullat për këdo që synon të hyjë në Hollandë.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Hollandës duhet të plotësojnë tre kushte: Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina: Astra Zeneca; Pfizer; Johnson & Johnson; Moderna; Serume Institute of India; Sinopharm dhe Sinovac.

Edhe pse të vaksinuar, ata duhet te paraqesin edhe një test PCR ose antigen të shpejtë

Personat e vaksinuar gjithashtu duhet të plotësojnë një formular online per shëndetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë