Shendet

A mund ta merrni koronavirusin nga kafshët shtëpiake?

Pas lajmit në mediat ndërkombëtare për rastin e një qeni të infektuar në Hong Kong, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë në Tiranë njoftuan sot se nuk ka asnjë të dhënë shkencore që kafshët shtëpiake të preken nga Covid-19.
“Deri tani nuk ka asnjë provë shkencore që kafshët shtëpiake, si qen dhe mace, bartin virusin ose mund ta përhapin atë. Por, rekomandohet të lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose duke përdorur solucion me bazë alkooli pas kontaktit me kafshët”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shqndetësore.

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/2579129405531454

Dy ditë më parë, një këlysh qeni është vendosur në karantinë në Hong Kong, pasi u provoua se ishte lehtësisht pozitiv ndaj koronavirusit Covid-19. Qeni u dorëzua në Departamentin e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit (AFCD) në Hong Kong pasi pronari i tij u infektua me koronavirusin.
"Ne jemi duke punuar me autoritetet në Hong Kong dhe shkencëtarët të cilët janë duke testuar … qenin … për të kuptuar këto rezultate dhe për të kuptuar se ku ose nëse qeni është infektuar në të vërtetë ose nëse qeni e ka gjetur këtë virus nga një sipërfaqe e kontaminuar, përshembull", tha Dr. Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Testet paraprake nga kampionët oralë, hundës dhe rektumit të qenit testuan "lehtësisht pozitivë " por qeni nuk ka ndonjë simptomë të rëndësishme", tha AFCD në një deklaratë. "Aktualisht, AFCD nuk ka prova se kafshët e kafshëve shtëpiake mund të infektohen me virusin Covid-19 ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit", shton deklarata.
Edhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha së fundmi se nuk ka asnjë arsye të mendosh që ndonjë kafshë përfshirë kafshët shtëpiake, mund të jetë një burim infeksioni me koronavirusin e ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë