Ngjarje

Njoftim me rëndësi: Mbretëresha Elizabeth po kërkon kuzhinier

Ke dashur ndonjëherë të gatuash për një mbretëreshë? Nëse po, atëherë sot mund të jetë dita jote me fat, sepse mbretëresha Elizabeth dhe Buckingham Palace janë në kërkim të dikujt.

Familja mbretërore së fundmi bëri një lajmërim për një shef kuzhine. Bashkë me vendin e punës përfshihet akomodimi brenda pallatit (ndoshta në një nga 188 dhomat e stafit të pallatit), dhe po, ushqimi është gjithashtu i përfshirë. “Ti do përgatisësh menu të ndryshme për një gamë të gjerë eventesh, duke përfituar aftësi të reja të cilat do të të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës tënde”, shkruhet në përshkrimin e punës. Dhe ka udhëtime të përfshira gjithashtu! Ti nuk do jesh thjesht duke mprehur thikat e tua në Londër, ky rol do përfshijë edhe “udhëtime në vendbanime të tjera mbretërore”, edhe pse në listë nuk thuhet ndonjë vend specifik.

Dhe siç mund ta imagjinoni, çdo kandidat i mundshëm duhet të dijë ti përshtatet jetës mbretërore, “Do të punosh për ta cuar ushqimin në standardet më të larta”, lexohet në postim. “Padyshim që standardet janë shumë të larta këtu dhe çdo ditë do jetë mjaft e zënë, ndaj të duhet të jesh një shef ambicioz dhe i kualifikuar”.

Do t'i kesh duart plot gjatë gjithë kohës, kjo është e sigurt. Sipas website-it të mbretërisë, vetëm Buckingham Palace ka 50000 të ftuar për darkat e shtetit, pritjet dhe festat e kopshtit. Dhe në një festë kopshti shërbehen 27000 gota çaji, 20000 sanduiçe dhe 20000 copa keku

Për një banket shteti, një darkë zyrtare ku mbretëresha pret kryetarin e një shteti tjetër, duhet të përgatiten ushqime të sofistikuara. Dhe nëse të duhet të gatuash për vetë mbretëreshën? Për fat të mirë, ajo duket se ka një shije të thjeshtë për ushqimin, sipas një ish-shefi të pallatit asaj i pëlqen peshku i zier ose i pjekur në zgarë, i shoqëruar me perime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë