Një embrion dinosauri i ruajtur në mënyrë të shkëlqyer është gjetur i mbështjellë brenda një veze të fosilizuar, të zbuluar në Kinën jugore, që daton rreth 66-72 milionë vjet më parë.
Embrioni është quajtur ‘Baby Yingliang’ dhe u gjet në shkëmbinjtë e ‘Formacionit Hekou’ në Parkun Industrial Shahe në qytetin Ganzhou, Provinca Jiangxi.
Paleontologët e udhëhequr nga Universiteti i Birminghamit thanë se foshnja Yingliang i përkiste specieve të dinosaurëve theropodë pa dhëmbë, me sqep ose ‘oviraptorosaurs’.
Oviraptorët, të cilët ishin me pupla, gjenden në shkëmbinjtë e Azisë dhe Amerikës së Veriut dhe kishin sqepa dhe përmasa të ndryshme trupore.
Shembulli është një nga embrionet më të kompletuara të dinos të njohur dhe veçanërisht ka një qëndrim më afër atyre që shihen te zogjtë embrionalë sesa zakonisht tek dinosaurët.
“Embrionet e dinosaurëve janë disa nga fosilet më të rralla dhe shumica e tyre janë të paplota me kockat e zhvendosura”, tha Fion Ëaisum Ma e Universitetit të Birminghamit.
Ajo tha se janë shumë të emocionuar për zbulimin e “Baby Yingliang” i cili është në një gjendje të shkëlqyer dhe “na ndihmon t’u përgjigjemi shumë pyetjeve rreth rritjes dhe riprodhimit të dinosaurëve”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





