Mendim

Njerëzit më të rrezikshëm në botë janë ata që na udhëheqin!

Ndërkohë që mendjet më të ndritura mbi politikën dhe sigurisë globale po mblidhen në Konferencën e Sigurisë së Mynihut këtë javë, ekspertët kanë ngritur alarmin se njerëzit më të rrezikshëm në botë janë pikërisht ata që u besohet ta drejtojnë atë.

"Krizat më të mëdha që kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në botë, janë prej vendimeve kontradiktore të udhëheqësve botërorë," tha Ian Bremmer, presidenti i “Eurasia Group”, një firmë këshilluese në Nju Jork. “Rreziku më i madh për sigurinë nuk janë terroristët por liderët tanë".

Shumë nga këta liderë, ose këshilltarët e tyre do të jenë në Mynih për konferencën e sigurisë. Viti 2020 nisi me frikën për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore dhe tensionet kanë ardhur duke u rritur.

Analistët e Sigurisë thonë se ka dy shkaqe për rritjen e tensioneve: fuqizimi i Kinës, e cila nuk ndan të njëjat pikëpamje me Perëndimin për të drejtat e njeriut dhe liritë demokratike (siç dëshmohet nga trajtimi i saj ndaj myslimanëve dhe protestuesve në Hong Kong) dhe tërheqja e vazhdueshme e Uashingtonit nga roli i policit global që ka luajtur, megjithatë pa dëshirë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Në shumë mënyra, që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, “polici” i botës duke se ka dalë në pension të parakohshëm.

Presidenti amerikan Donald Trump, Gazeta Si, 2020

Ndërkohë që tema e këtij viti në Konferencën e Mynihut është rënia e fuqisë së Perëndimit, analistët thonë se po zhvillohet një kolaps më i gjerë dhe më shkatërrues: mosrespektimi i konventave ndërkombëtare për mënyrën se si luftohen konfliktet e armatosura. Ata janë të bindur se liderët botërorë kanë aprovuar një mënyrë të re të rrezikshme të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe sulmet ushtarake.

Të marra bashku, këto ndryshime shënojnë një erozion të etikës diplomatike, e cila i ka penguar për vite të tëra udhëheqësit botërorë që të përdorin forcën. Ndërkohë BE-ja duket se është fare e papërgatitur të merret me partnerë gjeopolitikë gjithnjë e më vrastarë. Arsenali i BE-së mbetet kryesisht i kufizuar në sanksione ekonomike, por liderët e tjerë botërorë po përdorin gjithnjë e më shumë fuqinë ushtarake, duke urdhëruar operacione ushtarake, sulme në internet dhe masa të tjera hibride, ndonjëherë duke përdorur forca që përfshijnë mercenarë dhe milicitë private.

Në mediat sociale shpërtheu alarmi për “Luftën e Tretë Botërore” pas një sulmi me raketash të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump, për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, një sulm që është cilësuar nga kritikët si një atentat i paligjshëm.

Administratat e kaluara mund të mos kishin komentuar menjëherë për një vrasje të tillë, por Trump nuk i kurseu mburrjet, duke e cilësuar si një akt të “drejtësisë amerikane” përpara se zyrtarët e tjerë të njoftonin vdekjen e Soleimanit.

Donald Trump Jr ishte edhe më entuziast pasi SHBA këtë muaj vrau Qassim al-Rimi, një udhëheqës i al-Kaedës në Jemen. Djali i presidentit amerikan vlerësoi dhe falenderoi babanë e tij për vrasjen në Twitter.

Presidenti Trump ka treguar gjithashtu pak shqetësim për konventat e tjera mbi të drejtën ndërkombëtare, kur kërcënoi se do të bombardonte sajtet kulturore në Iran.

"Ata lejohen të vrasin njerëzit tanë," u tha Trump gazetarëve. "Ata lejohen të torturojnë popullin tonë. Ata lejohen të përdorin bomba në rrugë dhe të hedhin në erë njerëzit tanë. Dhe nuk na lejohet të prekim sajtet e tyre kulturore? Nuk funksionon kështu”, tha ai. Qëndrimi i Trump ka inkurajuar liderët e tjerë që ndoshta kanë edhe më pak respekt për të ashtuquajturat norma perëndimore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë një nga më të guximshmit në mesin e liderëve botërorë kur bëhet fjalë për vrasje jashtëgjyqësore në tokë të huaj.

Në një konferencë shtypi në dhjetor në Pallatin Élysée, pas bisedimeve në Paris për fundin e luftës në Ukrainën Lindore, Putin pranoi që Rusia kishte vrarë një separatist çeçen, në Berlin gushtin e kaluar.

Putin, Merkel, Macron dhe Trump takohen në Paris, Gazeta Si, 2020

"Unë jam në dijeni se një separatist vdiq në Berlin," tha Putin, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve në lidhje me vrasjen. “Bëhet fjalë për një njeri që mori pjesë aktive në sulmet e separatistëve në Kaukaz … Ky njeri kërkohet nga ne dhe është një njeri shumë i rrezikshëm."

Sergey Lavrov, Ministri i Jashtëm i Rusisë, mbërriti sot në Mynih, së bashku me Princin Faisal bin Farhan Al Saud, Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, qeveria e të cilit, pas shumë mohimeve, mori përgjegjësinë për vrasjen e Jamal Khashoggi, gazetarit të “Uashington Post”, që u vra në konsullatën Saudite në Stamboll.

Ekspertët thonë se shpesh duket se Papa Françesku është i vetmi udhëheqës me një platformë ndërkombëtare që mbron me forcë mos përdorimin e dhunës këto ditë.

Udhëheqësit e BE-së, të cilët shpesh kritikohen për mungesën e përdorimit të diplomacisë së ashpër, të paktën mund të marrin zemër duke ditur se historikisht, nuk kanë qenë kontribuesit kryesorë në garën globale të armëve.

Ndërkohë që Trump dikur bënte shaka se ish-Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ishte një "vrasës brutal", BE-ja ende nuk ka as dronë dhe as ushtarë për t'u mbrojtur.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell ka pranuar kufijtë e politikës së jashtme të BE-së. "Ne e këmi kufizuar vazhdimisht veten me besimin se ndërhyrja ushtarake nuk përbën zgjidhje," tha ai përpara Parlamentit Europian muajin e kaluar. "Në Siri ka patur një zgjidhje ushtarake, e sjellë nga turqit dhe rusët. Por BE-ja ka parë nga larg”. "Politico.Eu"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë