Teknologji dhe Inovacion

Njerëzit duan ta fshijnë Instagramin më shumë se çdo aplikacion tjetër

Aplikacionet e njohura të mediave sociale Instagram, Facebook dhe Snapchat tashmë janë bërë të padëshiruar për njerëzit.

Sipas një analize nga uebsajti i sigurisë kibernetike VPNOverview, këto tre aplikacione mblodhën më shumë kërkime në internet nga njerëzit që kërkojnë t’i fshijnë ato aplikacione, me në krye Instagram.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ka pasur më shumë se 900,000 kërkime për mënyrën e "fshirjes" ose "çaktivizimit" të Instagramit, më shumë se çdo prej 30 aplikacioneve më të njohura sipas shkarkimeve, tha VPNOverview në raport.

Kjo shifër ishte më shumë se dyfishi i numrit të kërkimeve për fshirjen ose çaktivizimin e Facebook, për të cilin VPNOverview tha se ishte aplikacioni i dytë me më shumë kërkime në analizën e tij, me mbi 385,000 kërkime gjatë gjashtë muajve.

Raporti analizoi vëllimin e kërkimit për termat që lidhen me fshirjen ose çaktivizimin e aplikacioneve të njohura. Këto pesë aplikacione u shfaqën më shpesh:

Instagram (900,120 kërkime)

Facebook (385,410)

Snapchat (217,400)

Tëitter (92,490)

Telegram (24,819)

Nga njëra anë, është e arsyeshme që Instagram dhe Facebook, që të dyja në pronësi të Metës, do të kishin më shumë njerëz të interesuar për t'i fshirë ato, sepse tashmë janë në telefonat e shumë njerëzve.

Instagram, për shembull, ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar i vitit 2022, me më shumë se 548 milionë shkarkime globale dhe sado që mund të fshihet, përsëri nuk rrezikon të zhduket.

Por platformat kryesore të Meta panë rritje të papërfillshme të përdoruesve dhe rënie të angazhimit në vitin 2022. Dhe në vitet e fundit, sondazhet kanë treguar mosbesim në rritje ndaj platformave të njohura të mediave sociale për çështje si dezinformimi, ngacmimi kibernetik, mashtrimet dhe shqetësimet e privatësisë.

Disa përdorues janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Studimet e Metës kanë zbuluar efektet negative që përdorimi i madh i Instagram dhe Facebook mund të ketë tek përdoruesit e rinj.

Dhe, ndërsa shumica e adoleshentëve sot janë të gatshëm të largohen nga mediat sociale, ata janë gjithashtu kryesisht të ndarë nëse mund të heqin dorë përfundimisht nga mediat sociale. Vitin e kaluar, 54% e adoleshentëve të anketuar nga Qendra Pew thanë se do të ishte "e vështirë" të hiqnin dorë plotësisht nga mediat sociale.

Në të njëjtin sondazh, 62% e adoleshentëve të anketuar thanë se përdorin Instagram. Vetëm 32% thanë se përdorin Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë