‘Fotografia Europea’ është festivali ndërkombëtar i fotografisë që përfshin 20 ekspozita dhe një sërë ngjarjesh të lidhura me të. Do të hapet në rajonin Emilia në Itali në prill. Tema e këtij viti është ‘Një verë e pamposhtur’, një term që i atribuohet shkrimtarit Albert Camus, i cili tregon se si forca e brendshme, mund të jetë triumfuese për vazhdimin e jetës.
‘Fotografia Europea’ është një ngjarje ndërkombëtare fotografie që mbahet çdo vit në rajonin Emilia, që nga viti 2006. Në qendër të vëmendjes është fotografia si një mjet i privilegjuar për të qenë më bashkohorë.
Çdo vit autorët trajtojnë tema të ndryshme si:, trupi, koha, vështrimi dhe reflektimi mbi identitetin, historinë dhe të ardhmen e vendit përmes fotografisë./The Guardian/








Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



