Ka ndodhur

Himarë, punonjësi i Ujësjellësit bie në greminë në malin e Çikës

Gazeta Si - Një punonjës i Ujësjellësit të Himarës ka rënë aksidentalisht në greminë në Malin e Çikës.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 të kësaj të marte.

Disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodheshin në Malin e Çikës, ku njëri prej tyre  është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

I lënduari është 55-vjeçari me inicialet A.A.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë