Media Galeri

Një tufë zogjsh dëmton motorin e avionit, ekipi amerikan i shpëton tragjedisë

Një shpërthim i fortë flakësh në motorin e majtë të avionit. Mund të ishte një tragjedi e madhe, por në fakt ajo që përjetuan Utah Jazz, – skuadër e njohur e basketbollit amerikan, – në fluturimin drejt Memphis, ka lënë pas vetëm pak frikë.

Avioni me të cilin udhëtonte kjo skuadër u detyrua të bëjë një ulje emergjente pak pasi ishte ngritur në ajër, pasi u përplas me një tufë zogjsh, që dëmtoi një nga motorët, duke shkaktuar edhe shpërthimin e flakëve.

Për fatin e mirë dhe për zotësinë e pilotëve, nuk ka pasur njerëz të dëmtuar edhe gjatë uljes emergjente. Skuadra e NBA-së u nis me pas për në Memphis me një avion tjetër dhe një aventurë interesante për të treguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë