Media Galeri

Një traktor pa shofer që punon tokat

Gjigandi i pajisjeve bujqësore John Deere ka zbuluar traktorin e tij të parë vetë-drejtues, i cili mund të kontrollohet nga fermerët duke përdorur një smartphone dhe të funksionojë 24 orë në ditë.
Fermerët e zgjedhur në SHBA e kanë testuar pajisjen që nga viti 2019, e cila po konsiderohet si një mjet për të ushqyer botën dhe për të trajtuar mungesën e personelit.
Traktori ka gjashtë kamera rreth e rrotull të cilat shërbejnë për të kontrrolluar lëvizjen dhe për të ndaluar nëse ka përpara një kafshë ose objekt tjetër.Çmimi i tij është vendosur 50.000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë