Shendet

Një tjetër vaksinë për Covid-19 drejt përfundimit

Një tjetër zgjidhje do të krijohet për të anashkaluar Covid-19, e kur flitet për zgjidhje direkt na shkon mendja tek vaksinat.
Për disa muaj me radhë kompania Novvax nga kompania Medicago ka menduar të hedh në treg një vaksinë të re, të ndryshme nga të tjerat. Vaksina e re funksionon më ndryshe nga vaksinat e autorizuara për përdorim. Ajo bazohet në një teknologji të ndryshme dhe ka kushte të veçanta për t’u ruajtur. Vaksina përmban vetë proteinën spike, nuk ka nevojë për ta krijuar atë, së bashku me një ndihmues që rrit reagimin e sistemit imunitar, për ta bërë vaksinën akoma edhe më mbrojtëse. Vaksinat e quajtura të “nën-njësive” të proteinave të bëra në këtë mënyrë kanë kohë që ekzistojnë. Vaksinat e hepatitit B për shembull janë të bazuara në këtë teknologji. Testimi i efektivitetit të vaksinës Novavax COVID-19, i kryer në dhjetëra mijëra vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, është drejt përfundimit.
Vaksinat që kemi prezente deri tani funksionojnë duke i treguar sistemit imunitar të njerëzve diçka që ngjan si virus por në të vërtetë nuk është kështu. Nëse virusi i vërtetë shfaqet ndonjëherë, sistemi imunitar është gati të përpiqet ta luftojë atë.
Vaksinat e Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer përmbajnë sekuencën gjenetike për proteinën spike dhe qelizat në trupat tanë e prodhojnë vetë proteinën.
Ndërkaq kjo proteinë e virusit mund të krijohet në një mënyrë tjetër dhe për këtë shkencëtarët do të kërkojnë ndihmën e bimëve. Këtë metodë po përdor edhe firma kanadeze bioteknike, Medicago. Bimët që do të përdoren si ajo e duhanit, janë modifikuar që të përmbajnë sekuencat gjenetike për të bërë proteinën virale dhe kjo do të jetë përmbajtja e saktë e vaksinës së re.
“Bima do ta mbledhë proteinën në një formë të tillë që të duket si virus. Pra, nëse ju do të shikoni një imazh të tij, ai do të duket si një virus, por nuk mund të shkaktojë asnjë sëmundje. Por kur të injektohet si vaksinë trupi juaj do të jetë në gjendje të japë një përgjigje të mirë imune,”thotë Nathalie Landry, Zv/Presidente e bordit ekzekutiv të Medicago për çështjet shkencore dhe mjekësore.
Studimet e hershme tregojnë se vaksina e mundshme e Medicago bën pikërisht të njëjtën gjë dhe kompania ka mjaft besim në këto zbulime dhe ka filluar të kryejë studime tek 11 shtete.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë