Shendet

Një tjetër vaksinë në treg, Kompania Moderna: Është 95% efektive

Një tjetër vaksinë po del në treg. Kompania amerikane Moderna njoftoi se do të hedhë në treg një vaksinë kundër COVID-19 dhe se ajo është gati 95% efektive.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC News, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna.

Sipas BBC, ende nuk dihet nëse vaksina thjesht ndalon njerëzit të sëmuren rëndë, ose nëse i ndalon ata gjithashtu të përhapin virusin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë