Media Galeri

Joe Biden prezanton ‘Komandantin’ në Shtëpinë e Bardhë

Banori më i ri në Shtëpinë e Bardhë është një qenush pastor gjerman, që i është dhuruar presidentit të SHBA-ve, Joe Biden më 20 nëntor, në ditëlindjen e tij të 79-të, nga vëllai i tij James dhe kunata Sara.

I parë tashmë ditët e fundit teksa po vraponte nëpër kopsht, ai quhet “Komandant” dhe u prezantua zyrtarisht nga pronari i tij i famshëm me një video të shpërndarë rrjetin social Twitter.

“Mirë se erdhe në shtëpi komandant”, thuhet në video. I lindur më 1 shtator, ai nuk është qeni i parë i racës gjermane që i bashkohet familjes. Në vitin 2018, Biden dhe Zonja e Parë Jill, adoptuan gjithashtu Major, qenin e parë në pronësi të çiftit presidencial.

Në prill, ai ishte kthyer nga “1600 Pennsylvania Avenue”, pasi kishte kaluar një periudhë trajnimi diku tjetër për kafshimin e një oficeri sigurie, por më pas, siç konfirmohet nga burimet zyrtare, u transferua përsëri “në një mjedis më të qetë nga miqtë e familjes”.

Në qershor, megjithatë, Champ, qeni për të cilin çifti ishte më pasionuar, kishte ngordhur. Ai ishte 13 vjeç dhe në fakt, tashmë vendin e tij e ka zënë i sapoardhuri.

Në orët e fundit, një zëdhënës i Jill, konfirmoi se një mace do të mbërrijë në shtëpinë e Biden në janar. Presidenti shpreson se është një ogur i mirë në funksion të një viti që premton të jetë vendimtar për mandatin e tij, midis zgjedhjeve të mes-mandatit të planifikuara për 1 nëntor 2022 dhe një beteje të vështirë kundër variantit ‘Omicron’ për t’u luftuar me vaksina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë