Shendet

Një tjetër problem i shëndetësisë në botë: Si të binden prindërit të vaksinojnë fëmijët?

Ekspertët e shëndetit në botë po përballen me një tjetër problem. Bindjen e prindërve për t’u bërë vaksinën e Covid-19 fëmijëve. Pasi ekspertët autorizuan vaksinën Pfizer's Covid për 12 deri në 15-vjeçarët këtë muaj, disa prindër u emocionuan me mundësinë për të vaksinuar fëmijët e tyre. Të tjerët me fëmijë më të vegjël janë duke pritur me padurim shansin e tyre, me të drejtën që mund të fillojë më vonë me vaksinimin. Por prindërit e tjerë hezitojnë, e pjesa më e madhe e tyre janë ata ë kanë hezituar të marrin vetë vaksinën.
Ndërkaq pediatrit që përpiqen t'i bindin ata thonë se është një sfidë bindja e prindërve pasi shumë prej prindërve thonë se fëmijët nuk preken nga Covid-19 aq sa të rriturit.
Disa prindër shqetësohen për efektet anësore të panjohura të mundshme sepse vaksina është e re; ata preferojnë të shohin më shumë studime. Në një sondazh të dhjetorit në SHBA me gati 2,000 prindër, 25% e atyre që kishin marrë vaksinën ose kishin planifikuar ta merrnin kishin deklaruar se do ta merrnin vetë vaksinën por jo fëmijët e tyre. Prindërit hezitues përmendën shqetësime në lidhje me efektet e mundshme njohëse, të sjelljes ose të zhvillimit edhe pse nuk ka asnjë provë që vaksinat shkaktojnë gjëra të tilla.
Në një sondazh përfaqësues kombëtar të Fondacionit Kaiser Family, në prill, me gati 600 prindër të fëmijëve nën moshën 18 vjeç, një e treta tha se dëshironin që fëmijët e tyre të vaksinoheshin sa më shpejt, ndërsa pjesa tjetër donte të priste edhe pak. Sondazhi tregoi nivele më të larta hezitimi për fëmijët sesa për të rriturit.

Mollyann Brodie, nënkryetare ekzekutive e Fondacionit të Familjes Kaiser, thotë se ajo pret që më shumë prindër të binden për vaksinimin e fëmijëve të tyre me kalimin e kohës, siç kanë bërë të rriturit për veten e tyre tashmë. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik thonë se është e rëndësishme të vaksinohen fëmijët, si për të mbrojtur vetë fëmijët ashtu edhe për të ndërtuar imunitetin e tufave në popullatën e gjerë dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e atyre që kanë imunitetin e dëmtuar. Më tej ata shtojnë se edhe fëmijët mund të sëmuren nga Covid-19, megjithëse zakonisht kanë raste më të lehta dhe kanë më pak të ngjarë se të rriturit të shtrohen në spital ose të vdesin nga virusi.
Ende nuk ka asnjë vaksinë Covid-19 të autorizuar për fëmijë nën 12 vjeç, edhe pse Pfizer, ka thënë se pret të ketë të dhëna dhe të kërkojë autorizim në Shtator.
"Sa më shumë njerëz që vaksinohen, aq më pak infeksione do të shohim. Kjo do të na ndihmojë t'i afrohemi imunitetit të tufës”, shtojnë ekspertët.
Candice Jones, një pediatër në Orlando, Fla. thotë se disa prindër janë kundër vaksinës Covid-19 dhe është e vështirë t’i bindesh dhe gjithashtu ndikojnë dhe besëtytnitë për marrjen e dozave të vaksinave.
"Disa nga shqetësimet e tyre janë specifike për kulturën e tyre. Ekziston një mosbesim ndaj kujdesit shëndetësor dhe ndikimeve fetare”, shton eksperti.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë