Arredim

Një shtëpi me stil brazilian në Toronto

Një çift emigrantësh nga Brazili, të cilët prej disa kohësh jetojnë në Toronto, kanë ndërtuar shtëpinë e tyre, me një stil të veçantë si në vendlindjen e tyre Rio De Janerio. Çifti që ndërtoi shtëpinë në Veri të Torontos, e ka ndërtuar atë në një stil mjaft unik, aq sa shumë prej nesh vetëm e ëndërrojnë. E mirë menduar deri në çdo detaj, shtëpia e çiftit ka një mori detajesh që ju kujton atyre vendin nga vijnë.

“Një gjë që na mungon nga Brazili  është moti” thotë gruaja.

“Ne donim një shtëpi ku mund të shijonim sa më shumë verën. Për këtë arsye ne menduam të ndërtojmë shtëpinë që të kisht sa më shumë qasje drite."

Ata punuan në bashkëpunim me projektuesin e shtëpisë David Smith, ndërtuesin Derek Nicholson dhe Natascha Bertotto , një mik i brendshëm i tyre që jeton dhe punon në Brazil, për të arritur atë që donin, çifti kishin nocione të qarta se çfarë dëshironin shumë kohë para se të fillonin të ndërtonin këtë shtëpi.

Këndi përpara shtëpisë përmban një simetri të këndshme të tullave të errëta dhe çeliku të zi.  E gjitha është ndertuar në harmoni në simetri të plotë.

E gjithë brenda është projektuar për të treguar sa më shumë hapsirë. 

Ideja për të ndërtuar një shtëpi, i'u erdhi pasi ata më parë kishin jetuar në disa shtëpi të ngushta të qytetit .

"Një tjetër gjë që zakonisht është braziliane,është se ka shumë cilësi në shtëpitë braziliane", thotë burri. "Pra, ne kemi përdorur shumë cilësi kudo që mundemi."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë