Ka ndodhur

Një ‘shtëpi bari’ edhe në Vorë, i riu nga Peqini e kishte marrë me qira

Gazeta Si - Një 'shtëpi bari' është zbuluar pranë Tiranës, në Kodër Vorë, ndërsa ka rënë në pranga një 33-vjeçar banues në Peqin.

Sipas burimeve F.B., 33 vjeç kishte përshtatur një banesë të marrë me qira në një 'shtëpi bari'.

Po ashtu u procedua shtetasi A.Gj, pasi ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Nën hetim është vënë edhe punonjësja e OSHEE-së, Sh.D., 55 vjeçe, e cila nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

Gjatë zhvillimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike, vazo të ndryshme, peshore elektronike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis dhe dy aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë