Shendet

Një shpjegim grafik si kalon SARS-CoV-2 nga nëna te fetusi

Virusi rrallë përhapet nga nëna te fëmija para lindjes, por është e mundur dhe studiuesit kanë nisur të hulumtojnë rrugën që ndjek virusi për të kaluar tek fëmija.

Për të kuptuar më mirë sesi SARS-CoV-2 mund të kalojë nga një nënë shtatzënë tek fëmija i saj i palindur, studiuesit kanë vështruar më mirë placentat me mikroskop. Ata kanë analizuar indet mbështetëse të fetusit jo vetëm për infeksionin viral, por edhe për qelizat imune që mund të përpiqen të parandalojnë transmetimin. Deri më tani, të dhënat tregojnë që virusi mund të kalojë përmes placentës dhe në gjakun e fetusit, por ky lloj transmetimi viral është i rrallë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë