Filma

Një serial për ikonën e muzikës Selena

Ju falet atyre adoleshentëve që kur panë titullin menduan direkt për Selena Gomez si Selena-n më të famshme në historinë e muzikës, por ata që kanë jetuar që në kohën e Selena Quintanilla e kuptuan menjëherë se për kë bëhej fjalë.

Mbretëresha e muzikës Tejano vdiq tragjikisht në moshën 23 vjeçare, por ajo arriti gjatë kësaj kohe të fitonte më shumë sukses se sa shumë këngëtarë të tjerë mund ta fitojnë gjatë gjithë jetës. Dhe tani jeta e saj po kujtohet me disa seri të reja dramë në Netflix. Më poshtë është çdo informacion që dimë deri tani.

A ka një trailer?

Po, Netflix publikoi zyrtarisht një trailer në 12 nëntor.

https://youtu.be/c2SfijID-BI

Klipi tregon Selena-n në procesin për tu kthyer në Selena-n që mbajnë mend të gjithë. Duke mësuar tekste, duke praktikuar hapa kërcimesh dhe duke përshëndetur fansat, të gjitha këto me pamjen e saj karakterizuese.

Kush do e luajë rolin e Selena-s?

Ylli i “The Walking Dead”, Christian Serratos, do portretizojë Selena-n. Madison Taylor Baez do luajë Selena-n më të re, ndaj ne me siguri do mësojmë mbi të shkuarën dhe edukimin e saj në Texas.

Kush është tjetër pjesë e kastit?

Naomi Gonzalez do luajë motrën dhe shoqen e ngushtë të Selena-s, Suzette Quintanella. Ndërsa mamaja e Selena-s, Marcella Quintanella, do portretizohet nga Seidy Lopez. Aktori i “Shtëpiake të Dëshpëruara” Ricardo Chavira dhe aktori i “The Purge”, Gabriel Chavez, gjithashtu do jenë pjesë e serialit.

Kush po e prodhon serialin?

Motra e Selena-s, Suzette Quintanella, ka firmosur për të qënë producente ekzekutive për 6 seritë e serialit, bashkë me Jaime Davila, Rico Martinez, Simran A. Singh dhe Moises Zamora.

Kur do jetë premiera?

Nuk ka akoma asnjë informacion se kur mund ta presim të publikohet, por lajmet filluan të dilnin në tetor ndaj hamendësimi më i afërt mund të jetë në vitin 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë