Media Galeri

Një robot shahu në Moskë i thyen gishtin kundërshtarit, një fëmije 7-vjeçar

Sipas organizatorëve të turneut të shahut në kryeqytetin rus, ishte një sulm “aksidental” nga roboti. Një djalë shtatë vjeçar i quajtur Christopher, i cili është në mesin e 30 shahistëve më të mirë në Moskë nën moshën nëntë vjeç, lëvizi një gur në tabelën e shahut më herët se sa duhej, gjë që çoi në sjellje jo standarde e robotit.

Krahu robotik i AI kapi gishtin tregues të lojtarit të ri dhe ia shtrëngoi fort gishtin. Njerëzit përreth djalit kanë nxituar menjëherë ta ndihmojnë, por nuk kanë munduar ta heqin në kohë gishtin e djalit.

“Një robot theu gishtin e një fëmije. Ne e morëm me qira robotin, ai është një ekspert shahu. Fëmija e lëvizi figurën, pastaj robotit duhet t’i jepet kohë të reagojë. Por djali nxitoi dhe roboti e kapi. Ne nuk kemi asnjë lidhje me robotin”, komentoi Presidenti i Federatës së Shahut të Moskës, Sergej Lazarev.

“Fëmija vazhdoi turneun të nesërmen”, shtoi Lazarev, duke shtuar se prindërit e djalit tani po mendojnë të ngrenë një padi.

“Operatorët e robotëve ndoshta duhet të konsiderojnë rritjen e sigurisë për të parandaluar që situata të përsëritet në të ardhmen”, përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë