
Një re e pazakontë pranë Malit Lazy, Alaska, SHBA ka nxitur disa teori konspirative rreth ekzistencës së një UFO-je.
Formimi i reve të argjendta u pa mbi mal të enjten. Ndërsa shumë menduan se kjo ishte një UFO, disa njerëz të tjerë se ishte një raketë apo edhe një meteor. Disa të tjerë sugjeruan se mund të ishte një përplasje avioni apo edhe një armë ushtarake top-sekret.
Pati kaq reagime dhe hamendësime rreth kësaj reje të çuditshme sa Trupat e Shtetit të Alaskës dhe Qendra e Koordinimit të Shpëtimit të Alaskës madje nisën të hetojnë nëse në të vërtetë kishte pasur një aksident ajror.
Pas kësaj, forcat ushtarake dolën me deklaratë zyrtare për të sqaruar të gjitha hamendësimet: “Nuk ka pasur raporte për aktivizime të vonuara të avionëve që tregojnë një përplasje avioni. Një ekip shpëtimi me një helikopter kreu një mision vëzhgimi rreth zonës së Malit Lazy këtë mëngjes dhe nuk gjeti asgjë të dyshimtë, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë aeroplani të rrëzuar”.

Por edhe pas kësaj deklarate debati dhe teoritë e konspiracionit vazhduan të shtoheshin. Një banor i zonës shkroi: “Duket si një meteor. Pyes veten se ku ka zbritur.” Një tjetër tha: “A mund të jetë një satelit? Është kaq e çuditshme.”
Por në fund, u konfirmua se objekti nuk është aq interesant sa duket. Zyrtarët thanë: “Hetimi i mëtejshëm zbuloi se një avion i madh komercial po fluturonte në atë zonë rreth kohës kur u shkrepën fotot dhe u realizuan videot. Avioni u kontaktua dhe raportoi operacione normale të fluturimit gjatë rrugës për në aeroportin JFK në Nju Jork. Në besojmë se fotot dhe videot treguan një gjurmë nga avioni komercial të kombinuar me rrezet e Dielli, të cilat së bashku shkaktuan pamjen unike atmosferike.” /IndiaTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



