Një nga orët e xhepit të Al Caponse është rikthyer në ankand pas pak më shumë se një viti, por natyrisht nuk do t’i shkojë ofertuesit më të lartë si në vitin 2021, kur shuma ishte 230 000 dollarë.
Tani ora ”Patek Philippe” e gangsterit të famshëm kushton 2,5 milionë dollarë.
Më 8 tetor 2021, shtëpia e ankandeve ”Witherells” kishte nxjerrp orën, në një kuti platini, me monogramin ”AC” dhe me 90 diamante për 230 000 dollarë, gati 10 herë më shumë se sa vlera bazë prej 25 000 dollarësh.
Atë e shisnin mbesat Diane dhe Barbara Capone.
Është e paqartë nëse pronari aktual e ka blerë atë orë në ankand në 2021-shin, por në reklamë thuhet se është nga pronat e Al Capone.
Ora nuk ka certifikatë origjine.
Pavarësisht kësaj, dhe pavarësisht çmimit të saj, ajo është parë online më shumë se 130 herë në 48 orë. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




