Lojëra me Dore

Një orë leksion me Nadal dhe Alkaraz kushton 150 mijë dollarë! Të gjitha oraret të zëna

Gazeta Si – Më 3 mars, në Las Vegas, kur do të luhet ndeshja ekzibicion mes dy spanjollëve, tifozët mund të marrin pjesë në një sesion stërvitor me ta, duke paguar 150 mijë dollarë, ose 138 mijë euro.

Të takosh një legjendë tenisi nuk ndodh shpesh. Më 3 mars, në Las Vegas, ‘Netflix’ propozon një event të veçantë, ku tifozët mund të takojnë dy kampionët spanjollë të tenisit botëror, Karlos Alkaraz dhe Rafael Nadal. Madje mund të luajnë me ta dhe të shfrytëzojnë këshillat e tyre prej eksperti.

Për personat e interesuar për të marrë leksione për një orë nga dy emrat e mëdhenj, shifra që duhet të paguajnë është 150.000 dollarë.

Nëse të pasionuarit e tenisit duan të ndajnë një eksperiencë me një tjetër tenist pjesëmarrës (do jenë të pranishëm Fritz, Tiafoe, Isner, Kuerrei dhe vëllezërit Brian), kostoja përgjysmohet.

Iniciativa "Netflix Slam" e Las Vegasit ka besuar befasuar një pjesë të mirë të tifozëve të tenisit, ndërsa shifra e lartë e vendosur për një orë leksion me një nga dy yjet, nuk i ka frikësuar të pasionuarit e vërtetë të tenisit. Në pak orë ata kanë ezauruar të gjitha oraret e disponueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë