Media Galeri

Një “oaz portativ” si maskë…

Kur qeveritë rreth Europës u thanë njerëzve të krijonin një “botë të tyren” për të kufizuar kontaktet me njerëzit gjatë pandemisë Covid-19, kjo ndoshta nuk ishte ajo që ata kishin në mendje.

Alain Verschueren, një artist dhe punonjës social belg, ka shëtitur nëpër kryeqytetin Bruksel i veshur me një “oaz portativ”, një mini-serë mbi shpatullat e tij.

Verschueren, 61 vjeç, e kishte idenë 15 vjet më parë, i frymëzuar nga oazet në Tunizi, ku ai kishte punuar më parë. Në një qytet ku maskat janë të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpikja e tij ka fituar një jetë të re.

“ideja ishte për krijimin e një “flluske” në të cilën mund të mbyllesha, për të larguar veten nga një botë që e gjeta shumë të shurdhër, shumë të zhurmshme ose me erë të keq”, tha Verschueren, duke shtuar se ai ka astmë dhe e sheh frymëmarrjen brenda botës së tij më të rehatshme sesa me një maskë të vendosur.

“Ndërsa koha kalonte, vura re që njerëzit po vinin tek unë dhe po flisnin me mua. Ky izolim u bë shumë më tepër një mënyrë lidhëse”, tha ai.

Njerëzit habiten kur e shohin dhe hutohen pasi nuk e kuptojnë çfarë është.

“A është një serë? A është për bletët? A është për bimët? Ne nuk e dimë, por është një ide e mirë”, tha Charlie Elkiess, një argjendar në pension.

Verschueren tha se ai shpresonte të inkurajonte njerëzit që të kujdeseshin më mirë për mjedisin, për të zvogëluar nevojën për të mbrojtur veten nga ndotja e ajrit dhe zhurmës.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë