Media Galeri

Një nuse me mbështjellëse materialesh, eko-protesta kundër industrisë së modës

Një xhaketë e bërë nga bishtat e cigareve, një fustan nusërie me flluska dhe kuti kartoni të gjetura në plazh ishin ndër veshjet e paraqitura në një shfaqje proteste në Tel Aviv.

“Askush nuk duhet të vdesë për modën”, shkruhej në një pankartë të artistëve izraelitë që kërkonin të rrisin ndërgjegjësimin për kostot e larta mjedisore të industrisë së modës.

“Ata thjesht blejnë, blejnë, blejnë dhe rrobat shkojnë në vendet e botës së tretë që i djegin dhe kështu krijohet një katastrofë mjedisore”, tha Eden Machnai, një nga protestuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë