Shendet

Një nga një, kompanitë farmaceutike po heqin dorë nga vaksina e Covid-19

Frika dhe shqetësimi për sigurinë dhe efikasitetin vaksinës anti-Covid ka nxitur kompanitë e mëdha farmaceutike që të ndalojnë zhvillimet e tyre.
Kompania Eli Lilly & co deklaroi se do të ndalohej trajtimi i pacientëve me antitrupa, ndërsa Johnson & Johnson njoftoi gjithashtu se po ndalonte të gjitha provat e vaksinës së saj eksperimentale Covid-19 pasi një pjesëmarrës kishte një "reagim të pafavorshëm".
J&J në deklaratën e saj njoftoi se ende nuk e kishte kuptuar se çfarë e shkaktoi reagimin tek pjesëmarrësi, apo nëse ishte e lidhur me vaksinën dhe ende nuk kanë një shpjegim për gjendjen e tij.
Kompania farmaceutike, J&J ishte kompania e dyte që zhvilloi provat, pas kompanisë farmaceutike AstraZeneca, të cilët ndaluan zhvillimet e vaksinës në shtator pasi të gjithë pacientët patën probleme neurologjike.
AstraZeneca, e cila ishte duke punuar me universitetin e Oksfordit, nisi e para studimet mbi vaksunën dhe njëjtë si J&J ata zhvilluan një adernoviurs, pra një virus i zakonshëm që shkakton kollë dhe ethe - për të shpërndarë proteinën imunizuese në trup.
Por këto kompani nuk janë të vetmet që kanë nisur kërkimet për vaksinën e Covid-19, pasi ka edhe shumë të tjera që janë duke u zhvilluar. Kompnitë që tashmë kanë ndaluar zhvillimin e vaksinave kanë deklaruar edhe më herët që nuk kanë pretenduar të marrin fitime nga prodhimi i vaksinës, por që të ofrojnë siguri për popullatat.
Në një deklaratë J&J tha: Është e rëndësishme të kemi të gjitha faktet para se të ndajmë informacione shtesë". Më tej kompania shtoi se ndonjëherë nuk është e qartë se nëse pjesëmarrësit kanë marrë vaksinën në tentative apo një placebo (medikament që nuk ka asnjë efekt në trup).

Ndërkohë J&J raportoi rezultatet financiare të këtyre 3 muajve që ka nisur studimet për zhvillimin e vaksinës anti-Covid-19 dhe deklaroi se në total shitjet u rritën 1.7 për qind nga e njëjta periudhë në vitin 2019, të mbështetur nga sektori i tij i farmaceutikës. Ndërkohë shitjet ranë menjëherë nën 2.3 për qind sapo kompania njoftoi se do të ndalonte zhvillimin e vaksinës. Gjithashtu edhe fitimet e kompanisë Eli Lilly ranë 2.9 për qind pasi njoftoi se po ndalonte një provë të trajtimit të antitrupave për pacientët e shtruar në spital.
Kohët e fundit është vënë re se kompanitë njëra pas tjetrës, po heqin dorë përkohësisht nga vaksina, pasi nuk mund të ofrojnë siguri të plotë për popullatën. Gjë tepër e rëndësishme në shëndetin e njerëzve dhe sipas ekspertëve të shëndetit publik në botë, kjo është disa hapa mbrapa për luftën botërore të Covid-19.
Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kompanitë dhe të gjithë ekspertët që po zhvillojnë një vaksinë që të jenë të kujdesshëm sepse zhvillimi jo i duhur i saj do të kishte pasoja edhe më të mëdha se sa vetë Covid-19.

Ndërkohë ka edhe kompani që po përparojnë, si për shembull kompania farmaceutike Pfizer Inc dhe partneri i saj gjerman BioNTech SE, të cilat treguan rezultate premtuese. Rezultatet e botuara në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” treguan se vaksina mund të shkaktonte dhimbje në vendin e injeksionit, ethe dhe lodhje. Ajo gjithashtu tolerohej më mirë nga pjesëmarrësit e moshuar, të cilët kanë më pak të ngjarë të kenë vaksina që shkaktojnë përgjigje imune, për shkak të sistemit të tyre të dobësuar imunitar.

Gjetjet vijnë në kohën kur Pfizer ka njoftuar se po planifikon të regjistrojë pjesëmarrës të rinj, madje deri në moshën 12 vjeç në një provë më të madhe, për të kuptuar se si funksionon imunizimi në një grupmoshë më të re. Secili kandidat për vaksinë nga Pfizer dhe BioNTech, përdor një pjesë të kodit gjenetik të patogjenit, të quajtur mARN, për ta bërë trupin të njohë koronavirusin dhe ta sulmojë atë.
Mendohet se doza do të jetë më e fortë tek pjesëmarrësit e rinj. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, këto gjetje janë premtuese pasi, rezultate të tilla vijnë në momentin që kompanitë e tjera ndaluan provat për zhvillimin e vaksinave.
Burimi:The Wall Street Journal/ Daily Mail/ Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë