Shendet

Një në pesë gra rrezikohen te vdesin nga kanceri i vezoreve

Një studim i fundit ka treguar se një në pesë gra të cilat diagnostikohen me kancerin e vezoreve, vdesin pasi nuk kurohen në kohë dhe gjendja e tyre rëndohet gjatë gjithë kohës.

Sipas organizatës së bamirësisë “Target Ovarian Cancer”, diagnoza e vonuar e kancerit të vezoreve është për shkak të mos njohjes së simptomave dhe testet e vonuara  të cilat tregojnë etapat e sëmundjes.

Gjithashtu, organizata ka deklaruar se shumë gra shkojnë te specialisti kur sëmundja ka avancuar shumë dhe pacientët që kuptojnë me vonesë diagnozën e tyre mund të jenë të paaftë që të durojnë kirurgjinë invanzive dhe kimeoterapinë e nevojshme.

Statistikat erdhën si pjesë e projektit të quajtur “Get Data Out”, për të siguruar më shumë informacion për kancerin tek personat që nuk janë mbartës të kësaj sëmundjeje.  

Shërbimi kombëtari i regjistrimit të kancerit në shëndetin publik të Anglisë siguroi të dhënat për hetim dhe bashkëpunoi me mjekët e qendrës së kancerit të vezoreve.

Annwen Jones, shefja ekzekutive e qendrës, thekon rëndësinë e diagnostikimit në kohë për këtë sëmundje në mënyrë që të sigurojnë medikamentet e tyre sa më shpejt.

“Ky është një lajm i mirë, edhe për të gjitha gratë  të cilat janë diagnostikuar dhe kanë hasur vonesa në trajtimin e sëmundjes. Ne duhet të dyfishojmë buxhetin dhe duhet të hartojmë plane më afatgjata për sa i përket këtij fenomeni. Gjithashtu qeveria në projektet afatgjata për shërbimin shëndetsor ndërkombëtar duhet të eliminojë vonesat e trajtimit të diagnostikuarëve,” thotë ajo.

Andy Nordin, këshilltare e onkologjisë në Qendrën Gjinekologjike Lindore të Kent, shpjegon se vonesat e diagnostikimit të kancerit të vezoreve është një çështje  tejet e komplikuar dhe ecuritë e pacientëve duhet të ndiqen rregullisht nga shërbimet shëndetësore në mbarë botën.

"Ne kemi qenë të vetëdijshëm për më shumë se 20 vjet që të mbijetuarit e kancerit të vezoreve janë shumë të pakët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendet e tjera po aq të zhvilluara. ", thotë ai.

"Shumë gra nuk e dinë se janë të sëmura me këtë diagnozë deri në moment që kanë dhimbje shumë të forta të barkut dhe shumë prej tyre nuk i përballojnë trajtimet dhe ndërrojnë jetë,” shton ai.

 Emma Richman, nga Poole, Dorset tregoi se humbi nënën e saj 64-vjeçare nga kanceri i vezoreve vetëm gjashtë javë pasi mësuan diagnozën e saj

“Mbaj mend kur ajo u diagnostikua me kancer. Doktorët në moment më thanë se ajo nuk mund të shërohej pasi ishte shumë vonë. Kanceri kishte avancuar shumë,”thotë ajo.

 Në tetor të këtij viti, u zbulua se gratë në Mbretërinë e Bashkuar të cilat janë të diagnostikuar me kancerin  vezores trajtohen me ritëm më të ngadaltë se vendet e tjera. Sipas një tjetër studimi, 30 për qind e grave me kancer të vezoreve diagnositokohen vetëm në Britani, krahasuar me 43 për qind të grave anembanë globit.  Gjithashtu, studimi tregoi se ka më shumë se 1.500 gra të sëmura nga ky lloj kanceri në 44 shtete./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë