Ka ndodhur

Një mijë lekë mes dokumenteve të makinës, i riu tenton të korruptojë policin (Video)

Një 24-vjeçar, me iniciale K.M., është vënë nën hetim, pasi me një mjet tip “Porsche”, ka tentuar të korruptojë me 1 mijë lekë punonjësit e Policisë Rrugore për të mos bërë testin e alkoolit me drager. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

“Kërkohet informacioni i mjetit dhe jo këto që jepni ju, në rregull?” iu drejtua polici, ndërsa i riu në momentin që tentativa dështoi, u tërhoq dhe i tha: “Më fal shef, më fal”. Për këtë gjë i riu do të procedohet në gjendje të lirë nga policia dhe është gjobitur.  

Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, policia ka arrestuar në flagrancë 6 shoferë  që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit:

K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç. 

Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 persona. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë