Një maskë duket se nuk është e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga variantet e reja të koronavirusit. Ekspertët në SHBA dhe Europë këshillojnë tashmë që qytetarët të mbajnë të dy maska, një kirurgjikale dhe një maskë prej cope.
Disa ekspertë thonë se është koha për të blerë maskat me cilësi më të lartë KN95 ose N95 pasi janë më të sigurta kundër Covid.
Shtetet e Bashkuara janë një ndër vendet ku njerëzit nuk kanë praktikuar shumë vendosjen e maskave. Disa vende aziatike, duke përfshirë Singaporin dhe Korenë e Jugut, kanë prodhuar maska me cilësi të lartë për t’ia shpërndarë popullsisë.
Javët e fundit, vendet europiane i kanë bërë të detyrueshme përdorimin e maskave N95 në mjediset publike pasi varianti i koronavirusit i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar kërcënon të prekë më shumë komunitetet. Shkencëtarët britanikë vlerësojnë se mund të jetë sa 70 për qind më e i transmetueshëm.
Anthony Fauci , eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të vendit, vendosi 2 maska gjatë një fjalimi të hënën duke thënë se dy maska kanë të ngjarë të jenë më efektive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje