Media Galeri

Një makinë elektrike që mund të sfidojë Teslën

Makina e re elektrike Lumin Corn

Një makinë e re elektrike kineze pritet të mbërrijë në treg shpejt. Lumin Corn, me një çmim prej rreth 4700 euro ka dizajnin si e dalë nga filmat me kartona.

E ngjashme me Mini Coupe, kjo makinë elektrike është e vogël, kompakte, e thjeshtë dhe e rehatshme. Sipas markës Avatr,  makina është e projektuar në mënyrë të tillë që të jetë komode për spostime në qytet dhe e lehtë për t’u parkuar.

Është vetëm 3 metra e 27 cm e gjatë, 1.70 metra e gjerë dhe 1.54 metra e lartë.

Lumin Corn do të hyjë në prodhim muajt e ardhshëm dhe pritet që të jetë e vetmja që mund të konkurrojë me Teslën ne tregun e automjeteve elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë