Gazeta Si – Elye Wahi, një futbollist që merr pjesë në Kupën e Botës me ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë, është nën hetim nga zyra e prokurorit të Marsejës për mashtrim, korrupsion, pranim mallrash të vjedhura dhe pastrim parash.
Gazeta “The Athletic”, raportoi se ai u arrestua dhe më vonë u lirua më 29 maj, pak para fillimit të turneut.
Wahi, 23 vjeç, luan për Nice. Sipas prokurorëve, ai drejtoi rrjedhën e basteve dhe më pas manipuloi ndeshjen: një aktivitet i njohur si trukim i pikave, i cili në rastin e Wahi përfshinte organizimin e qëllimshëm për të marrë një karton të verdhë (një paralajmërim) gjatë ndeshjes së Ligue 1, ligës së parë franceze, midis Nice dhe Metz më 17 maj.
Agjencia e lajmeve “Reuters”, raportoi se autoritetet gjyqësore ishin njoftuar nga Ligue de Football Professionnel, e cila menaxhon ligën, e cila kishte vënë re një numër jashtëzakonisht të lartë bastesh posaçërisht mbi kartonin e verdhë të Wahi.
Për momentin nuk ka detaje të mëtejshme, për shembull mbi bashkëpunëtorët e mundshëm të Wahi dhe fitimin e tij financiar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje