Ngjarje

Një Komision për të vërtetuar se kush është minoritar

Ministria e Brendshme ka gati projektvendimin që duhet të miratohet nga Qeveria për përcaktimin e përbërjes dhe funksioneve të procedurës së komisioneve që do të shqyrtojnë kërkesat për njohjen e një pakice kombëtare.

Në neni 1 të këtij projekt/vendimi përcaktohet se kërkesat për t’u njohur si pakicë kombëtare duhet të firmoset nga jo më pak se 300 persona. Kjo është pika që ka shkaktuar edhe debatin publik së fundmi.

Megjithatë, në projekvendimin e hartuar nga Ministria e Brendshme përcaktohet se grumbullilmi i këtyre firmave nuk do të thotë automatikisht njohje si pakicë kombëtare. Kërkesa do t’i parashtrohet një komisioni përgjegjës, që në fund del me një vendimmarrje.

Në projektvendim përcaktohet se Komisioni që do të shqyrtojë këto kërkesa përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademikë dhe përfaqësues të minoriteteve.

Në lidhje me këtë nismë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u takua me përfaqësues të shoqërisë civile që e kundërshtojnë përcaktimin e 300 firmave për të kërkuar njohjen si minoritet.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë