Ka ndodhur

Një i plagosur, përplaset makina me motorin në nënkalimin e Fushë-Krujës

Një aksident ka ndodhur në nënkalimin e Fushë-Krujës.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale E. A është përplasur me një motomjet i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale E. B.
Policia ka njoftuar se nga të dhënat paraprake rezulton se është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë