Shendet

Një foshnje e porsalindur në Londër, pacienti më i ri me koronavirus

Një foshnje e porsalindur në Angli  ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Një ditë me parë nëna e fëmijës shkoi në spital pasi kishte simptoma të COVID-19, por ajo rezultoi pozitive vetëm pas lindjes. Së bashku me foshnjën e saj ajo po trajtohet në spitale të veçanta sepse gjendja e nënës është më e keqe se ajo e foshnjës.  

Sipas mediave britanike, mjekët kanë testuar foshnjën menjëherë  pasi nëna ka dalë pozitive, ndërkohë që ata po përpiqen të kuptojnë se si e ka marrë i porsalinduri virusin.

Ndër të tjera mediat kanë bërë me dije se, edhe mjekët që kanë trajtuar nënën dhe foshnjën janë këshilluar që të vetë izolohen. 

Ekspertët deri më tani kanë thënë se gratë shtatzëna dhe foshnjat kanë më pak rrezik për t’u prekur nga koronavirusi i ri dhe ka të ngjarë të përjetojnë simptoma të lehta. Gjithashtu, ata janë shprehur se në dallim nga infeksionet e tjera, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi i ri, nuk lakohet në asnjë nga dy grupmoshat.

Frika e koronavirusit ka pushtuar të  gjithë  botën dhe në shumë vende të ndryshme rrugët, parqet, stacionet e autobuzave, sportelet, janë  të boshatisura.

Europa tashmë  është epiqendra e krizës globale të virusit dhe po regjistron më shumë raste çdo ditë sesa Kina, që ka deklaruar se kishte nën kontroll epideminë e saj, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin një pandemi botërore./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë