Filma

Një film dedikuar yllit të muzikës, Whitney Houston

Nga Gazeta Si - Përpara se artistë si Beyoncé dhe Adele të mbizotëronin listat dhe turnetë, padyshim që kishte një person që mbretëronte si mbretëresha e muzikës dhe ajo ishte Whitney Houston. Tani më shumë se dhjetë vjet që nga vdekja e saj fatkeqe, bota përgatitet të rijetojë disa nga momentet më të paharrueshme dhe të pafata të këngëtares në filmin muzikor “I Wanna Dance with Somebody”.

Deri më tani ka pasur të paktën tri projekte për këngëtaren që ose kanë hyrë në televizion ose në kinema që nga vdekja e saj e parakohshme. Kjo listë përfshin filmin biografik "Lifetime Whitney" (2015), dokumentarin britaniko-amerikan "Whitney: Can I Be Me" (2017) dhe dokumentarin shumë të diskutueshëm "Whitney" (2018).

Ndërsa ende duhet parë se si filmi i ardhshëm diferencohet nga filmat e mëparshëm jashtë zhanrit të tij dhe ndoshta metodës së shpërndarjes, mund të themi se ndryshe nga veprat e tjera të përmendura, “I Wanna Dance with Somebody” ka bashkëpunëtorin dhe mikun e vjetër të Houston, producentin Clive Davis. Për më tepër, kunata e Whitney-t, Pat Houston, gjithashtu shërben si producente në film, megjithëse më parë ajo prodhoi dokumentarin e vitit 2018, Whitney.

Kur është data e publikimit të “I Wanna Dance with Somebody”?

“I Wanna Dance with Somebody” synon një premierë të madhe në SHBA të mërkurën, më 21 dhjetor në kinema. Ndërsa i afrohemi datës së premierës, mund të

Shikuesit e mundshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të presin pak më shumë për të parë filmin pasi ai nuk do të debutojë në kinema deri të premten, 23 dhjetor.

Kasti

Aktorja Naomi Ackie do të luajë rolin e Whitney Houston në “I Wanna Dance with Somebody”. Ajo ka interpretuar edhe në shumë filma të tjerë.

“Përgatitja për të luajtur Whitney Houston ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Kam mësuar shumë më tepër për të dhe për veten time sesa mund ta imagjinoja. Jam shumë e emocionuar që do të futem në atë set filmi dhe do të nderoj trashëgiminë e saj!”, është shprehur aktorja.

Regjinë e këtij filmi të cilin e lansoi Soni, e ka bërë Kasi Lemmons.

Për çfarë flet filmi?

Kompania e shpërndarjes së filmit Sony Pictures përshkruan përmbledhjen e filmit si më poshtë:

“I Wanna Dance with Somebody; është një film i ardhshëm në lidhje me ikonën e ndjerë të muzikës, Whitney Houston. Naomi Ackie luan si Whitney Houston në filmin biografik muzikor, i cili bazohet në jetën epike dhe muzikën e këngëtares ikonë. Me regji të Kasi Lemmons dhe shkruar nga kandidati për çmimin Oscar, Anthony McCarten, filmi do ta çojë audiencën në një udhëtim emocional dhe energjik përmes karrierës dhe muzikës së Houston-it”.

Whitney Houston ulur në dritare për një intervistë të vitit 1990

A përdoren vokalet e Whitney Houston në “I Wanna Dance with Somebody”?

Për ata që pyesin nëse zëri legjendar i Whitney Houston do të shfaqet në film, përgjigja është po. Duke iu referuar aktores kryesore Naomi Ackie, Clive Davis përmendi në një deklaratë:

“Megjithëse vokalet e pakrahasueshme të Whitney janë përdorur për të gjitha këngët, diapazoni i jashtëzakonshëm i aktrimit të Naomit i mundëson asaj të kapë me mjeshtëri sharmin unik të Whitney-t, fuqinë e yjeve dhe natyrisht, betejat e saj personale. Naomi është e duhura dhe nuk mund të imagjinoj një zgjedhje më të mirë për të në këtë rol ikonik”.

Me kandidatin për Oscar, Anthony McCarten, të vlerësuar si skenarist, shikuesit e mundshëm të "I Wanna Dance with Somebody" duhet të parashikojnë gjëra të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë