Media Galeri

Një Elvis Presley femër

Në mesin e qindra njerëzve që duan t’i ngjajnë Elvis Presley, në Australi veçohet një grua: Sheryl Scharkie, e njohur gjithashtu si ShElvis.

64-vjeçarja Scharkie e cila punon si infermiere, është e vetmja femër në vend që njihet si sozia e Presley.

Scharkie ka qenë një fanse e tij që nga fëmijëria dhe kujton se ka parë filmat e tij në shtëpinë e gjyshes. Talenti i saj për muzikë u zbulua në shkollë të mesme dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e njerëzve kur vendosi të vishej si Presley.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë