Irena Beqiraj

Një eksperiment me majmunë dhe “pamundësia” për të edukuar shqiptarët


Nga Irena Beqiraj - Adam Smith, krijuesi i ekonomiksit klasik dikur shkruante “Asnjë nuk e ka parë ndonjëherë një qen të shkëmbejë me dëshirë një kockë me një qen tjetër. Asnjë nuk ka njohur ndonjë kafshë, të përcaktojë që kjo është e imja apo ajo është e jotja dhe të jetë e dëshiruar të shkëmbejë atë që ka me diçka tjetër”.

Me fjalë të tjera, Adam Smith ishte i sigurt që vetëm humanët mund të kryenin shkëmbime monetare. Po a kishte të drejtë ai?

Në ekonomiks ashtu si edhe në jetë, asnjëherë nuk mund të gjesh përgjigjen e një pyetjeje nëse ti nuk e kërkon atë, sado idiote të duket pyetja. Profesori i Universitetit të Yale, Keith Chen, vendosi t’i bënte pyetje këtë pyetje vetes: Çfarë mund të ndodhë nëse unë i mësoj një grupi majmunësh të përdorin paratë?

Ai zgjodhi 7 majmunë chapucin të lezeçëm, nga të cilët 4 ishin femra dhe 3 ishin meshkuj.

Majmunët jetonin së bashku në një kafaz të madh. Hapi i parë ishte t’u mësonte majmunëve që çdo coin që do të përdornin në vend të parasë kishte vlerë. Chen u jepte majmunëve një coin dhe pastaj u tregonte një ushqim Nëse majmuni do t’ia jepte coinin sërish, atëherë Chen do t’i jepte një sasi të caktuar të ushqimit. Mori disa muaj, por majmunët mësuan se coin-et kishin një vlerë. Për çdo ushqim majmunët duhet të jepnin një sasi të caktuar të coin-ve që zotëronin. Më vonë profesori edhe grupi i tij vendosi të prezantojë te majmunët një tjetër koncept ekonomik, goditjen e çmimit edhe goditjen e të ardhurave. Një nga majmunët kishte qejf ushqimin “Jell-O” edhe merrte tri kuba të saj me një coin, si do të përgjigjej majmuni kur të merrte dy kuba me një coin?

Duke surprizuar të gjithë shkencëtarët që ndiqnin eksperimentin, majmunët u përgjigjën racionalisht. Kur çmimi i një produkti u rrit, majmunët blinin më pak prej tij edhe pse u pëlqente, dhe kur çmimi ulej blinin më shumë. Ky është ligji bazë i ekonomisë humane, i cili çuditërisht funksiononte edhe te majmunët.

Shkencëtarët duke i vendosur majmunët në situata të ndryshe sidomos ajo e uljes së sasisë së Coin-ve në dispocizion, vunë re që ato mësuan shpejt të ziheshin e ndesheshin me njëri-tjetrin për të marrë paratë e njëri-tjetrit, apo femrat filluan të ofronin seks për të përfituar paratë e majmunëve meshkuj.

Këtë eksperiment interesant, vite më parë e kam lexuar te libri “Super Freak Economics”, por jo fare çuditërisht më rrotullohej në mendje këto ditë që lexoja nëpër media komente të tilla sesa e vështirë është “të edukosh shqiptarët”.

Nëse majmunët e Chen kaq shpejt mësuan prostitucionin, sapo u vendosën në një eksperiment që i ekspozoi me vlerën e parasë edhe mungesën e saj, gjithkush mund ta kuptojë sesa e lehtë është që bota jonë të mbushet me majmunë terroristë, hajdutë, kriminelë, nëse kushtet në të cilat vendosen u mësojnë dhe përsërisin çdo ditë mësimin e lakmisë dhe përfitimit. Ndërkohë profesori i Yale mendon që nëse do të vendoste t’u mësonte majmunëve të tij të vendosnin rripin e sigurimit në makinë, majmunët e sigurt që do të insistonin që edhe fëmijët e tyre të mos udhëtonin pa karrigen e fëmijës në makinë.

E pra, shqiptarët si të gjithë njerëzit e kësaj bote, sigurisht nuk janë kurrë më të mefshtë, më të pazhvilluar se majmunët e Keith Chan. Thjesht duhet të pranojmë, që kushtet apo eksperimentet në të cilat ata janë vendosur, janë të pafavorshme.


Copyright © Gazeta “Si”