Politike

Një derë, dy PD

Në vetëm pak orë, një vendim i gjyqtarit Agron Zhukri ndryshoi skemën e dhunshme të 8 janarit, që e kthehu PD-në në situatën me qesharake të dhimbshme për një force politike.

Sali Berisha u kthye paqësisht në selinë blu nga andej ku ishte larguar për herë të fundit me kundërgaz, takoi po paqësisht ata që kanë mbetur në PD, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn dhe me ‘verdiktin’ e tij se vendimi i Zhukrit nuk mund të ankimohet përcaktoi detyrat si kryetar de facto partie nga sot e tutje.

Ai mandatoi Komisionin e Rithemelimit dhe delegoi negociatat brenda grupit parlamentar të PD-së, i tha Alibeajt se ti je kryetar i grupit por jo kryetar i komanduar i PD pasi ’je shkarkuar me kuvendin e 11 dhjetorit’, i tha Lulzim Bashës në mungesë se ai do të mbetej një deputet, i hapur për bashkëpunim me të madje e ftoi edhe ne garën për kryetar, u rikthye sërish në mbrëmje në seli për të kaluar nga teoritë ne praktike aty ku fillimisht do të hiqen sipas tij dyert e blinduara dhe komisioni i Rithemelimit do të rehatohej nëpër zyrat e gjetura bosh, aty ku vetëm pak muaj më parë  u përdoren deri edhe varet për tu futur.

Që do të thotë se nga e diela në Partinë Demokratike do të kemi një realitet të ri; komisioni Rithemelimi me të “pezulluar” dhe të “shkarkuar” nga pala zyrtare. Dhe, në anën tjetër, ata të dy (ose edhe tre, Tabaku) Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj nuk përcolli shenja për një kompromis kur tha po nga selia e PD-së se vendimi që legjitimonte Rithemelimin do të ankimohej, më tej do të depozitohej kallëzim penal ndaj gjyqtarit (sic edhe u bë më vonë) dhe mbi të gjitha Sali Berisha nuk mund të drejtonte PD-në si person i shpallur non-grata.

Alibeaj tha se, ndryshe nga sa pretendonte pala tjetër, ai vijonte të ishte kryetar i komanduar i PD-së me të gjitha funksionet deri sa  te fliste Apeli.

Që do të thotë se nga sot e tutje në selinë blu simbolikisht ka një derë të c’blinduar dhe dy PD brenda saj. Njëra që përfaqësohet nga Berisha që nga sot po sistemojnë zyrat e tyre, dhe tjetra ajo e pakicës që ka mbetur në PD.

Dhe ky realitet nuk do të jetë i fundit për këtë force politike nisur nga ajo cfarë prodhuan vetë njerëzit brenda saj qysh prej Janarit e këtej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë