Teknologji dhe Inovacion

Një Bitcoin më i mirë është gati

Paul Vigna-/Wall Street Journal- Një platformë e re e quajtur Elixxir, premton të përmirësojë shpejtësinë e Bitcoinit duke procesuar mijëra transaksione në sekondë.

Kumbari i lëvizjes së kriptovalutës është kthyer me një plan  për të adresuar të metën më të madhe të Bitcoinit: shpejtësinë.

David Chaum, i cili ndërtoi kriptovalutën e tij digjitale më shumë se një dekadë përpara se Bitcoin të prezantohej, po shpalos një platformë të re që ai synon se do të mundësojë cashin digjital të tregtohet po aq shpejt sa cashi fizik.

Z. Chaum po prezanton platformën, të quajtur Elixxir, në konferencën Consensus në Singapore. Ai tha se Elixxir mund të procesojë mijëra transaksione në sekondë—një rritje dramatike krahasuar me kapacitetin aktual të Bitcoin—dhe gjithashtu ul koston e energjisë që duhet për të mbajtur rrjetin.

Bitcoin, u zbulua 10 vite më parë nga një person apo njerëz që përdornin pseudonimin Satoshi Nakamoto. Bitcoin është një monedhë digjitale që ekziston në një rrjet kompjuterash e cila lejon përdoruesit të kryejnë transaksione në mënyrë direkte me njëri-tjetrin, duke eleminuar ndërmjetësit tradicionalë. Por vetë-qëndrueshmëria e sistemit, siç është ndërtuar më herët, kërkon disa ndërhyrje, njëra prej të cilave është shpejtësia. Rrjeti Bitcoin aktualisht mund të përpunojë rreth shtatë transaksione në sekondë. Për krahasim, Visa Inc mund të përpunojë dhjetëra mijëra në të njëjtën hapësirë kohore.

Shpejtësia është njëra nga arsyet pse Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera nuk janë adoptuar gjerësisht për pagesa. Kjo ka bërë që përkrahësit e Bitcoinit ta prezantonin atë kryesisht si një vend për të parkuar asetet, më shumë si ari digjital sesa një dollar digjital.

"Këto përparime që kam bërë ndryshojnë tërë lojën", tha z. Chaum në një intervistë. "Ne në fakt mund të përmbushim kërkesat për të shkuar në shkallën e konsumatorit".

Pretendimi është i guximshëm. Zhvilluesit kanë qenë duke u përpjekur pa sukses për vite me radhë për të zhvilluar një monedhë digjiitale që është e decentralizuar, e sigurt dhe e shpejtë. Z. Chaum thotë se ai ka zgjidhur enigmën - të ashtuquajturën trilema e monedhave digjitale.

Z. Chaum, 63 vjeç, ka që punon mbi idenë e monedhës digjitale që prej kur ishte student në në fillimet e 1980-ës. Ai iu afrua idesë së tij me një zbulim të madh në vitet 1990 me DigiCash, por do të ishte një dekadë para se projekti i parë i suksesshëm digjital i monedhës Bitcoin u bë realitet.

"E vërteta është thënë, kur kam shpikur [DigiCash] nuk kishte asnjë shans për ta përdorur atë," tha ai. "Njerëzit as nuk kishin njohuri mbi internetin".

Elixxir, tha zoti Chaum, ndryshon mënyrën se si përpunohen dhe regjistrohen të dhënat dhe ruhen në një rrjet të decentralizuar.

Në rrjetin e Bitcoin, për shembull, transaksionet individuale procesohen në tufa të quajtura blloqe të cilat janë të lidhura njëra pas tjetrës, një proces që është quajtur blockchain. E gjithë historia e transaksionit ruhet në një regjistër, i cili përsëritet dhe përditësohet vazhdimisht nga çdo kompjuter në rrjet. "Minatorët" Bitcoin konkurrojnë me njëri-tjetrin për të qenë të parët për të grumbulluar dhe procesuar transaksionet. Një pjesëmarrës fiton garën, përpunon bllokun dhe mbledh një shpërblim për bitcoinet e krijuar rishtazi.

Elixxir i shkon për rreth. Blloqet prodhohen së pari dhe plotësohen kur transaksionet regjistrohen, duke reduktuar në masë të madhe kohën e përpunimit.

Sistemi i z. Chaum duket se kompromenton pak duke kufizuar numrin e prodhuesve në çdo kohë të caktuar, duke e bërë atë në teori më pak të decentralizuar sesa rrjeti Bitcoin.

Blloqet në këtë sistem të ri nuk do të përmbajnë transaksionet aktuale, as nuk do të lidhen me kuletat digjitale. Rezultati është një rrjet që proceson dhe ruan më pak informacione, duke zvogëluar dobësitë e sigurisë dhe duke shkurtuar energjinë e nevojshme për ta drejtuar atë, tha z. Chaum.

Ndryshe nga Bitcoin, e cila i shpërblen minatorët që kanë fuqi më të madhe informatike, Elixxir do t'i trajtonte prodhuesit në mënyrë të barabartë. Marrëveshja, në teori, eliminon garën e armëve kompjuterike që e bën Bitcoin aq të uritur për energji.

Z. Chaum tha se Elixxir do të publikohet si një projekt me burim të hapur, si Bitcoin, për të lejuar zhvilluesit të përmirësohen në platformë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë