Irena Beqiraj

Një bashki e vogël në Venezuelë edhe pse e largët mund të na shtyjë të mendojmë ndryshe!

Ky shkrim është botuar në gusht të vitit 2020. Që atëherë është zhvilluar një palë zgjedhje parlamentare dhe priten në 14 maj edhe zgjedhjet lokale. Gazeta ‘Si” e risjell këtë shkrim për t’iu rikujtuar politikanëve se pjesëmarrja e publikut në qeverisje jo vetëm është shprehje e demokracisë por edhe rrugë që sjell prosperitet. Dhe mbi gjithçka qytetarët më shumë se të dëgjojnë për projektet e premtuara kanë nevojë të dëgjohen.

Demokracitë në të gjithë globin janë prekur nga të paktën shtatë plagë. Parti të gërryera pa vizion. Qytetarë që nuk besojnë më tek njëri-tjetrin. Mendimi ndryshe përjashtohet. Votuesit humbin interesin. Politikanët rezultojnë pa dallim  të korruptuar. Të pasurit lehetësohen  nga pagimi i taksave. Bindja se  demokracia jonë moderne prodhon pabarazi.

Nuk e di sa dikush nga ju ka  dëgjuar për Torres një  komunë në Venezuelën perëndimore me një popullsi më pak se dyqind mijë banonë, dhe një elitë të vogël që kishte drejtuar  për qindra vjet deri në vitin 2004. Ishte një mjedis pa gjasa për  revolucion.

Megjithatë në Torres mund të gjenden përgjigje për disa nga pyetjet më urgjente të kohës tonë: Si mund të rivendosim besimin në politikë? Si mund ta frenojmë valën e cinizmit në shoqëri? Si mund ta shpëtojmë demokracinë tonë?

Historia filloi më 31 tetor 2004 . Dita e zgjedhjeve. Dy kandidatë kundërshtarë garuan për kryetarin e komunës së Venezuelës: Javier Oropeza, një pronar i pasur i tokave i mbështetur nga mediat ,dhe Walter Cattivelli, i cili mbështetj nga  partia në pushtet e  presidentit Hugo Chavez.

Asnjë nuk ishte zgjidhje . Oropeza ose Cattivelli - në të dyja rastet, politikanët e korruptuar  do të vazhdonin të drejtonin shfaqjen. Asgjë nuk linte të kuptohej se ndryshimi ishte i mundur . Në fakt, ishte një kandidat tjetër, megjithëse nuk përmendej shumë  Julio Chávez  (pa asnjë lidhje me Hugo Chaves ) përkrahësit e të cilit ishin nga një pjesë e vogël studentësh, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të sindikatës. Platforma e tij, e cila mund të përmblidhej në një fjali të vetme, ishte naive për të qeshur. Nëse ai zgjidhej kryetar, Julio do t'ia dorëzonte pushtetin qytetarëve të Torres.

Kundërshtarët e tij nuk u shqetësuan ta merrnin seriozisht. Askush nuk mendoi se ai kishte ndonjë shans. Atë të dielë Tetori  me vetëm 35.6 përqind të votave në këtë garë me tre kandidate, Julio Chávez u zgjodh  kryetar i Bashkisë së Torres.

Eshtë koha, njoftoi kryetari i ri, “për një demokraci të vërtetë. Koha për takime jashtë zyrave me kafe të vakët, ndriçim fluoreshenc dhe burokracie të  pafund. Koha për t’u qeverisur  jo nga nëpunësit publik dhe politikanët e karrierës, por nga qytetarët e Torres. E mbajti fjalën. Rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz japin kontribut në hartimin e politikave të bashkisë dhe buxhetin e saj  dhe takimet  mbahen çdo vit në  560 njësi  në të gjithë bashkinë. Të gjithë janë të mirëpritur të paraqesin propozime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Së bashku, njerëzit e Torres vendosin se si të ndajnë milionat e mbledhura nga taksat.

Brenda dhjetë viteve të zgjedhjes së Julio Chávez, Torres bëri  progresin e nevojshëm i cili pritej për disa dekada. Siç demonstroi  një studim  i Universitetit të Kalifornisë, korrupsioni dhe klientelizmi ishin zvogëluar,  dhe popullsia po merrte pjesë në politikë si kurrë më parë.

Ajo që ndodhi në Torres ishte  një nismë  e mbështetur  mbi një pamje thelbësisht të ndryshme të natyrës njerëzore, e cila nuk i sheh njerëzit si të vetëkënaqur , nuk i konsideron ato  thjesht votues  të zemëruar, që presin të drejtohen ,  por përkundrazi supozon që  një qytetar konstruktiv dhe me ndërgjegje që ndodhet brenda secilit prej nesh. Demokracia e ofruar në bashkinë e vogël në Venezuelë ishte një kalim nga cinizmi tek pjesmarrja , nga polarizimi tek besimi, nga përjashtimi tek përfshirja, nga korupsioni tek transparenca , nga interesi personal tek solidariteti, nga përqëndrimi i pushtetit tek ndarja e tij.

Në të vërtetë është cilësuar një nga lëvizjet më të mëdha të shekullit njëzet e një - por ne nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për të. Pasi nuk përben lajm Rrallë herë  angazhimi qytetar në  politikën e përditshme përbëjnë lajm. Pasi një qytetarë i thjeshtë nuk kanë magjinë tërheqse të yjeve të politikës , të cilët shpenzojnë para ,fushata, blejnë opinionistë  për të  zënë çdo ditë televizionet tona duke na ofruar debatin e zhurmëshëm dhe negativ, duke na krijuar çdo ditë e më shumë perceptimin se jemi pa shpresë dhe duhet gjithmonë  të zgjedhim të keqen më të vogël.

Mbase ka ardhur koha që Torres edhe pse e vogël dhe e largët  të na shtyjë të mendojmë ndryshe!


Copyright © Gazeta “Si”