Jubileu historik i mbretëreshës Elizabeth II u përkujtua nga marka e njohur e kukullave Barbi me krijimin e një kukulle nderi me imazhin e saj.
Mbretëresha Barbi Elizabeth II, e cila u publikua sot me rastin e 96-vjetorit të mbretëreshës, dallohet menjëherë , me një fustan elegant dhe një fjongo blu dhe rozë.
Shiriti rozë në kukull imiton atë që i është dhënë mbretëreshës nga babai i saj George VI, ndërkohë që ai blu imiton atë të gjyshit të saj, George V.


Kukulla do të jetë pjesë e koleksionit ”Barbie”, prezantuar vitin e kaluar për individët vizionarë me ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme brenda shoqërisë.
Ajo u prezantua në një kuti të frymëzuar nga stilet e pallatit Buckingham, në 3D.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



