Media Galeri

Një avion Boeing 737 që është shndërruar… në një vilë luksoze

Mundësitë për avionë “në pension” janë në dukje të pafundme.

Disa janë shndërruar në restorante, muze, kafene dhe madje edhe vende feste. Por ky avion privat i kthyer në vilë luksoze, i vendosur në një majë shkëmbi pranë plazhit Nyang-Nyang në ishullin indonezian të Balit, mund të jetë një nga transformimet më të bukura të avionëve deri më sot.

Dikur pjesë e flotës tashmë të zhdukur të Mandala Airlines, Boeing 737 u ble nga zhvilluesi Felix Demin në vitin 2021 dhe u transportua.

Me dy dhoma gjumi dhe një pishinë, “Villa Private Jet by Hanging Gardens”, e cila ndodhet 150 metra mbi nivelin e detit, është e disponueshme për t’u marrë me qira nga prilli, me çmime për natën që fillojnë nga rreth 7.000 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë